Logo
International Journal of
Multidisciplinary
Research and Development

Search

ARCHIVES
VOL. 5, ISSUE 3 (2018)
Frazeologji gjuhësore në prozën e P. Vinçenc Prennushit
Authors
Meri Markiҫi
Abstract
Në këtë artikull bëhen përpjekje të nxirret në pah pasuria e njësive frazeologjike dhe prania e tyre në prozën e poetit V.Prennushi, në mënyrë të veçantë tek dy dramat e tij: “E trathtuemja” (përshtatje nga autori T. A. Rolando) dhe krijimi tjetër, origjinal, me titullin “Prej robnije në liri”. Kërkimi përqendrohet kryesisht në karakteristikat e prozës dramatike të Prennushit, si dhe në rolin stilistik të njësive frazeologjike që dalin përgjatë monologëve dhe dialogëve të personazheve të një vepre letrare, hartuar në variantin e shkruar të gegërishtes, me karaktertiskat e të folmes së Gropës së Shkodrës. Nga ky kërkim vihet në dukje se përdorimi i këtyre njësive gjuhësore në gojën e personazheve, vjen e shfaqet sipas formimit të tyre arsimor, sipas situatave të kumtimit dhe strukturës së frazave, duke shtuar dhe ndikuar në shprehësinë e gjuhës së autorit.
Download
Pages:63-68
How to cite this article:
Meri Markiҫi "Frazeologji gjuhësore në prozën e P. Vinçenc Prennushit". International Journal of Multidisciplinary Research and Development, Vol 5, Issue 3, 2018, Pages 63-68
Download Author Certificate

Please enter the email address corresponding to this article submission to download your certificate.