Logo
International Journal of
Multidisciplinary
Research and Development

Search

ARCHIVES
VOL. 4, ISSUE 11 (2017)
Sintagmat me folje të pashtjelluara në gjuhën shqipe si fjali të nënrenditura (përqasje e paskajores gege me lidhoren sipas modelit gjenerativ)
Authors
Brikena Liko
Abstract
Vlerën e fjalive të nënrenditura në sintaksën gjenerative e kanë edhe foljet e pashtjelluara, të cilave në gramatikën tradicionale shqiptare përgjithësisht nuk u është njohur kjo vlerë predikative, përveç disa rasteve të veçanta.
Në këtë artikull do të trajtohen ndërtimet me folje të pashtjelluara të shqipes sipas këndvështrimit gjenerativ, për të parë nëse ato projektojnë një sintagmë të veçantë, cili element shërben si kokë e këtij ndërtimi e çështje të tjera lidhur me këtë. Në shqipe paskajorja gege është mënjanuar duke u zëvendësuar me lidhoren. Mirëpo nëse të parat janë folje të pashtjelluara, të dytat janë të shtjelluara, sintagma eptimore të cilave u është njohur edhe vlera predikative. Ndaj në fund të kësaj trajtese do të bëhet një përqasje strukturore dhe kuptimore midis këtyre dy ndërtimeve që janë përdorur në vend të njëri-tjetrit.
Metoda e përdorur është analiza dhe përshkrimi, ndërsa materialet e shfrytëzuara janë vjelë nga disa romane të letërsisë shqipe bashkëkohore dhe e traditës, por edhe nga publicistika.
Download
Pages:85-90
How to cite this article:
Brikena Liko "Sintagmat me folje të pashtjelluara në gjuhën shqipe si fjali të nënrenditura (përqasje e paskajores gege me lidhoren sipas modelit gjenerativ)". International Journal of Multidisciplinary Research and Development, Vol 4, Issue 11, 2017, Pages 85-90
Download Author Certificate

Please enter the email address corresponding to this article submission to download your certificate.