International Journal of Multidisciplinary Research and Development


ISSN Online: 2349-4182
ISSN Print: 2349-5979

Vol. 5, Issue 6 (2018)

Bibliografia analitike albanologjike

Author(s): Alda Biçoku
Abstract: Bibliografia analitike albanologjike, duhet të bazohet në njësi të shkruara që kanë një informacion të bollshëm mbi historinë, prejardhjen, gjuhën, etnologjinë, gjeografinë, antropologjinë, problemet sociale e zakonore, marrëdhëniet etnike, marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, çështjen e kufijve, fenë etj. për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ajo duhet të jetë një vepër shkencore me informacion të pasur bibliografik dokumentar dhe shënime analitike mbi materiale të botuara apo të dorëshkruara nga studiues të shumtë në qarqe shkencore e kulturore të botës antike, mesjetare dhe moderne. Në këtë artikull do të trajtohen mënyra e hartimit të bibliografisë analitike albanologjike Mendoj se veprat që mund të përfshihen në një bibliografi analitike albanologjike duhet të jenë selektive, dhe të listohen e analizohen ato njësi që plotësojnë kriteret e studimeve albanologjike. Në këto bibliografi njësitë duhen të përshkruhen de visu, që do të thotë jo nga burime të tërthorta, por drejtpërsëdrejti nga botime të shqyrtuara e të regjistruara. Metoda e përdorur është analiza dhe përshkrimi, ndërsa materialet e shfrytëzuar janë vjelë nga njësitë librore me përmbajtje albanologjike.
Pages: 43-47  |  705 Views  308 Downloads
library subscription